Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Pa problem kundër Vëllaznimit

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Pa problem kundër Vëllaznimit


12 December, 2012 @20:30

Në ndeshjen hapëse të xhiros së XII në palestrën Karagaçi në Pejë u takuan lideri i radhitjes tabelare, Peja dhe skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi.

Ashtu edhe siç pritej, në fund fitore shënoi Peja. Verdhezinjtë e mposhtën Vëllaznimin me rezultat 89-62 (26-13; 10-17; 20-10; 33-22), duke dominuar gjatë gjithë takimit, përveç çerekut të dytë, ku gjakovarët ishin më të mirë.

Kjo ishte fitorja e 11 e Pejës, derisa Vëllaznimi e shijoi humbjen e tetë. Në xhiron e ardhshme që do të luhet në fundjavë, Peja do të udhëtojë në Gjilan për t’u përballur me Dritën, kurse Vëllaznimi do të ketë punë të vështirë pasi që do ta pret Sigal Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga