Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHUHET KF OPOJA!

Pas rënies nga Liga e Dytë, shuhet KF Opoja

Fotografia e klubit të KF Opoja, kur siguruan kalimin nga Liga e Tretë në të Dytën

Pas rënies nga Liga e Dytë, shuhet KF Opoja


4 September, 2024 @13:51

Skuadra e KF Opojës, është shuar! Lajm aspak i mirë për futbolldashësit e Komunës më jugore të Kosovës, Dragashit, ndërsa mediat e ndryshme kanë bërë të ditur se këtë verë klubi nuk ka arritur të organizohet.

Kjo, është vërejtur edhe në shortin e tërhequr të rajonit të Dukagjinit për Ligën të Tretë të Kosovës, ku KF Opoja nuk ka qenë fare pjesëmarrëse në short.

Kujtojmë, dy stinorë më parë KF Opoja siguroi kalimin nga Liga e Tretë në të Dytën dhe në stinorin e kaluar mori pjesë aty, por pas rezultateve jo të mira, ra përsëri këtë stinor në Ligë të Tretë.

Përndryshe, sipas njoftimeve që ka lëshuar FFK-ja më parë, stadiumi për Komunën e Dragashit është bërë gati, por tani nuk ka më ekip aktiv aty!

Në Facebook ka reaguar edhe ish-lojtari i dalluar i KF Opojës Ditëlind Reshiti. Ai ka shprehur keqardhjen për ngjarjet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit në klub, duke shkruar si mëposhtë:

“Facebooku po ma kujton qe sot, para 9 viteve, kane filluar punimet ne stadiumin e Dragashit. Keto punime u mbaruan kete vit. E pikerisht sot, ne kohen kur stadiumi duhet te gezohet nga futbollistet opojan, lajmi sportiv i dites eshte shuarja e KF OPOJA.
Ka gati nje vit qe une nuk jam pjese e klubit. Nga shtatori i vitit kaluar, talentat te cilet e morren ekipin e gatshem ne Ligen e Dyte, me thane ‘se nuk na duhesh, ne e dim si shkojne keto pune’, treneri me tha ‘po perzihesh shume’ e disa shok te ekipes, te cileve si duket u kishte penguar prezenca ime, u gezuan.
Askujt si doli mire. Une fitova peshe, se e lash futbollin, talentat u futen ne borxhe nga keqmenaxhimi, treneri mbeti pa mbeshtetje, e shoket e ekipit mbeten pa leke e pa ekip.
Une jam krenar se per kohen sa kam qene pjese e KF OPOJA klubi kishte vetem dite te mira.
KF OPOJA do te ekzistoj gjithmone per mua.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë