PASQYRA E LIGËS SË DYTË - 6 XHIRO PARA FUNDIT TË STINORIT
3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë
26 April, 2024 @20:09
Kur kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund të stinorit të Ligë së Dytë të Kosovës në futboll, KEK-u, Mitrovica dhe Prizreni po luftojnë për të siguruar një vend në Ligë të Parë për stinorin 2024/25. Mirëpo, pjesa e poshtme e tabelës është tregim në vete, ku thuajse secili ekip i gjysmës me më pak pikë në renditje është në luftë për mbijetesë për të mos rënë në liga rajonale.
Vetëm KF Dardanët ka rënë nga Liga e Dytë edhe matematikisht, ndërsa të tjerët, në gjashtë xhirot e mbetura të stinorit pritet të luftojnë me mish e shpirt për të mos rënë në liga rajonale të futbollit. KF Dardania, që është e nënta në renditje ka 28 pikë, vetëm 5 më shumë sesa KF Opoja që është e 15-ta, në zonë të rënies. E deri në fund të stinorit shumëĻka mund të ndryshojë sa i përket kush do t’i bashkangjitet Dardanëve në ligë rajonale.
TABELA AKTUALE, REZULTATET DHE XHIROT E MBETURA
Përndryshe, KEK-u duket pak më i sigurt në rrugë për Ligë të Parë. Kanë 3 pikë më shumë sesa Mitrovica ndjekëse dhe 6 më shumë sesa Prizreni. Vetëm dy të parat sigurojnë biletë për Ligë të Parë të Kosovës.
Në xhiron XXV të Ligë së Dytë, takohen:
Opoja - Lepenci
Dardania - Behar
Fortuna - Arbëria
Kosova VR - Rilindja
Sharri - Mitrovica
Prizreni - Deçani
KEK-u - Podujeva
Dardanët - Tefik Çanga.