Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALITET I MADH

Prizreni e Mitrovica me fitore minimale, vazhdojnë ndjekjen e KEK-ut

Prizreni e Mitrovica me fitore minimale, vazhdojnë ndjekjen e KEK-ut


24 March, 2024 @19:12

Janë zhvilluar sot përballjet e rregullta të xhiros XX të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, ndërsa skuadrat që po ndjekin liderin KEK-un, Prizreni e Mitrovica kanë fituar përballjet e tyre për të vazhduar mbajtjen e hapit me kreun.

Mitrovica ka shënuar fitore si vendas ndaj Podujevës me rezultat minimal, përmes golit të Riad Xhemës, Mitrovica - Podujeva 1-0 [Riad Xhema] për të arritur te kuota e 51 pikëve.

TABELA AKTUALE

Ndërsa Prizreni ka fituar ndeshjen ndaj Opojës gjithashtu minimalisht përmes golit të Drilon K., Opoja - Prizreni 0-1 [Drilon K.].

Me këto fitore, KEK-u lider ka 52 pikë si kryesues, ndërsa Mitrovica në vend të dytë ka 51 pikë, e Prizreni i treti me 50 pikë.

Lufta mbetet e hapur deri për dy vende që dërgojnë në Ligë të Parë, derisa vetëm dy vendet e para shkojnë në rangun më të lartë të garave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë