Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAPET AFATI KALIMTAR

FFK: Sot nis afati kalimtar veror

FFK: Sot nis afati kalimtar veror


2 July, 2024 @11:08

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se prej sot më 2 korrik nis afati zyrtar i kalimit të lojtarëve për ndërrim ekipesh, i njohur si afati i veror i transfereve të futbollistëve.

FFK ka bërë të ditur se ky afat është i vlefshëm për të gjithë futbollistët/et në të gjitha kategoritë e futbollit të Kosovës, përfshirë profesionistët, ligat e femrave dhe ato amatore.

Për më tepër, FFK ka bërë të ditur për klubet edhe ku të drejtohen për të kryer kalimet e lojtarëve.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator, duke përfshirë të gjitha regjistrimet e lojtarëve profesionistë, amatorë, ligat e femrave dhe grupmoshat.
Regjistrimet e lojtarëve amatorë do të miratohen vetëm nga Lidhjet Rajonale përkatëse. Për çdo paqartësi lidhur me regjistrimet, ju lutemi të kontaktoni administratorin/en në Lidhjen tuaj rajonale për ndihmë dhe udhëzime të mëtejshme.

Po ashtu edhe faturat për regjistrime duhet të merren në zyrën e Lidhjeve Rajonale të Futbollit.

Ndërkaq, transferet ndërkombëtare të lojtarëve duhet të kryhen përmes sistemit TMS.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë