Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRVOJË NË MESFUSHË

Besa angazhon Donart Sheqerollin

Besa angazhon Donart Sheqerollin


11 June, 2024 @12:04

Futbollisti me përvojë, Donart Sheqerolli, që në stinorët e fundit ka qenë pjesë e disa ekipeve në Ligë të Parë, si Feronikeli’74, Liria, Vëllaznimi është anëtar i ri i ekipit të ri pejan, FC Besa Peja.

Ekipi në fjalë ka bërë të ditur se ka angazhuar mesfushorin me përvojë për të vënë themelin në mesfushë me te, ashtu që skuadra të synojë ngritje të vazhdueshme në start të stinorit të ri dhe më gjerë.

“Shumë nga ju e njihni si lojtar i skuadrave elitare të futbollit tonë si Besa, Liria, Vëllaznimi, Feronikeli’74 etj. Ai është fitues i Kupës së Kosovës me KF Besën, ndërsa pas bisedimeve ai i besoi projektit tonë afatgjatë dhe me synime të qarta. Sheqa vjen si krijues i një mesfushe të bukur dhe të fuqishme. Me Sheqën synimet tona janë të qarta,” ka shkruar njoftimi i FC Besa Pejës që fillonte me titullin, “Ku o Besa, o Sheqa!”.

Para Sheqës, Besa zyrtarizoi edhe disa lojtarë tjerë në ekipin që po krijohet: Shkodran Muqolli (mbrojtës), Bledor Tolaj, Vetim Krasniqi, Alban Krasniqi, Agon Xhekiqi, Granit Hoti dhe Enar Dejolli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë