Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS RIORGANIZIMI

KF Opoja riorganizohet, do të merr pjesë në gara

KF Opoja riorganizohet, do të merr pjesë në gara


5 September, 2024 @9:00

Skuadra e rënë nga Liga e Dytë e Kosovës, KF Opoja, që këtë stinor do të duhet të garojë në Ligën e Tretë të Kosovës, në grupin e rajonit të Dukagjinit, do të merr pjesë në gara.

Kjo, pas njoftimeve për shuarjen e klubit ka zgjuar kryesinë e re dhe me ndihmë edhe nga Komuna e Dragashit, ekipi po merr veten dhe ka nisur riorganizimin. Gjithashtu, TopSporti.com ka mësuar se pas renovimit të stadiumit dhe bërjes gati të saj për ndeshje kampionale, klubi ka kërkuar afat nga FFK-ja për organizim të shpejtë dhe bërjen gati.

Për këtë, është dakorduar që skuadra të shtyejë ndeshjet e xhirove të para dhe do të vazhdojë garimin në futbollin kosovar, duke mos lënë shuarjen. Stërvitjet e klubit do të nisin më 9 shtator në fushën e re me bar sintetik.

Ndërsa në xhiron e parë Opoja do të jetë mysafire e KF Dardanët, e më pas e Arbanasit. Shorti i FFK-së fillimisht nuk kishte përfshirë Opojën për shkak të mosregjistrimit të klubit për edicionin garues 2024/25, por pas konsolidimit të shpejtë, siç po duket ekipi do të bëhet gati për pjesëmarrje në gara këtë edicion.Komuna i ka garantuar 35 mijë euro Opojës.


Foto: E-maili ku shihet mospjesëmarrja e KF Opojës në short

Për më tepër, KF Opoja ka shkruar edhe një reagim në faqen e saj zyrtare:

REAGIM
Të nderuar qytetarë, dashamirë të futbollit e të klubit tonë në veçanti.
Jemi të detyruar te reagojmë me shkas ne lajmin e ditës, që është publikuar dje nga një pseudogazetar, i cili me ose pa qellim të caktuar është munduar ta demtoj imazhin e Klubit tonë, duke publikuar informaten jo te vertete dhe te paverifikuar se KF OPOJA ka shuar aktivitetin e rregullt sportiv.
Na vjen keq dhe jemi shumë të indinjuar për këtë shqetësim i cili edhe solli reagime të ndryshme nga shume qytetarë e sidomos dashamirët sportiv të komunës sonë.
Ne ju informojmë se KF OPOJA do të jetë pjesë e garave në Ligën e Tretë që zhvillohet në kuadër të FFK-së, për sezonin futbollistik 2024/25.
Së shpejti do t’ju prezentojmë  të rejat më te fundit rreth klubit tonë, i cili më në fund, do të paraqitet në fushen e re të Stadiumit të Qytetit tonë duke ofruar kushte edhe me te mira. Éshte ky edhe një motiv shtesë qe te jemi me te mirët dhe kampionë Opojarë, emër te cilin si klub e mbajmë me krenari!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë