Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WENGER

Humbja më poshtëruese

REUTERS/Nigel Roddis

Humbja më poshtëruese


12 December, 2012 @9:25

Arsenali u mposht mbrëmë pas ekzekutimit të penalltive nga ekipi i ligës së katërt angleze, Bradford. Ndeshja i takonte çerekfinales së Kupës së Ligës.

Bradfordin me 6 milionë euro, sipas dëmshpërblimeve të lojtarëve, mund ta lëshë pa asnjë prej gati 30 lojtarëve. Bradford është aktualisht në Angli 64 pozita më poshtë se Arsenali, nëse i bashkojmë të gjitha ligat.

“Ndjeheni në siklet nëse nuk tregoheni në fushë, lojtarët e mi kanë luajtur me mish e shpirt, për këtë janë të zhgënjyer,” ka thënë Wenger pas pyetjes së gazetarëve se a po ndjehen të poshtëruar nga humbja.

Kjo ka qenë humbja më poshtëruese e Arsene Wengerit në 16 vjetët e tij si kryetrajner i Arsenalit. Portieri i Bradfordit, Matt Duke, ka qenë heroi i vendasve në Valley Road duke mbrojtur penalltinë e Santi Cazorlas, para se Marouane Chamakh dhe Thomas Vermaelen goditën shtyllën.

ÇEREKFINALET:

Norwich - Aston Villa 1-4

Bradford - Arsenal 1-1 (3-2) pen.

Swansea - Middlesbrough (sot)

Leeds - Chelsea (19 dhjetor)


 
Të gjitha lajmet nga