BRAZILI 2014

REUTERS/Arben Celi
E lanë Slloveninë pa trajner
11 December, 2012 @12:06
Si duket humbja nga Shqipëria e goditi rëndë trajnerin Slavisa Stojanovic. Ai sot njoftoi për dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të përfaqësueses sllovene në futboll.
“Nuk shkoi asgjë sipas planit, dëshirave dhe pritjeve. Si trajner më vjen keq, disa gjëra nuk shkuan si duhet. Natyrisht që më vjen keq dhe përgjegjës jam unë për rezultate. Mirëpo, Sllovenia ka të ardhme në futboll,” ka thënë Stojanovic 43 vjeçar, i cili zëvendësoi Matjaz Kekun në tetor të vitit 2011.
Federata e Futbollit Slloven (NZS) ende nuk ka njoftuar për zëvendësin e tij, mirëpo ka kohë për këtë pasi që ndeshja e radhës që e luan Sllovenia është tek në 22 mars të vitit të ardhsëm dhe atë në shtëpi ndaj Islandës.
Sllovenia bën pjesë në Grupin E të eliminatoreve për Brazili 2014 dhe gjendet në vendin e pestë në tabelë ne 3 pikë nga 4 ndeshje, derisa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 6 pikë nga po aq ndeshje. Shqipëria me 22 mars luan ndeshjen kundër Norvegjisë në stadiumin Ullevaal të Oslos.