PREMIERSHIP

REUTERS/Eddie Keogh
Fulham mbi Newcastle
10 December, 2012 @23:40
Dy asistime nga veterani Damien Duff kanë vënë në zjarr njëherë mesfushorin Steve Sidwell e pastaj edhe sulmuesin Hugo Rodallega, që kanë shënuar për fitoren e rëndësishme të Fulhamit sonte ndaj Newcastle United, 2-1.
Me këtë fitore londinezët i janë kthyer rezultateve pozitive pas së paku 4 xhirosh të kaluara më shumë në humbje. Fulham tash është ngjitur mbi Newcastle Unitedin në renditjen tabelare duke kaluar në vendin e 13-të me 20 pikë të tubuara, derisa laraskat kanë rënë në të 14-tin vend me vetëm 17 pikë të tubuara deri më tani. Golin e vetëm për ekipin e Alan Pardew e shënoi françezi, Hatem Ben Arfa.
REZULTATI:
Fulham - Newcastle 2-1