SERIE A

REUTERS/Alessandro Bianchi
Pika pa gola
10 December, 2012 @23:07
Lazio nuk ka arritur të mposhtë Bolognan në udhëtim te Renato Dall’Ara, duke barazuar pa gola 0-0. Mirëpo edhe kjo pikë ishte e mjaftueshme që ekipi i boshnjakut Vladimir Petkovic të dalë në vendin e katërt të tabelës, duke e kaluar rivalin e qytetit, Romën.
Kosovari Lorik Cana nuk u paraqit për asnjë minutë në ndeshje, duke qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë. Ndërsa te Bologna për 80 minuta luajti shqiptari i lindur në Tiranë, që tash mban emër dhe pashaportë grek, Panagiotis Kone.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sont, Udinese ka mposhtur Sampdorian me golat e mbrojtësit Danilo dhe sulmuesit veteran Antonio Di Natale.
REZULTATET:
Bologna - Lazio 0-0
Sampdoria - Udinese 0-2