ROSSONERI

REUTERS/Laurent Dubrule
E zëvendësojnë De Jongun
10 December, 2012 @14:17
Milan do të futet në tregun e janarit për të gjetur një zëvendësues të mesfushorit shkatërrues holandez, Nigel de Jong.
Kështu ka thënë vetë pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, pasi që i është konfirmuar se mungesa e tij do të jetë e gjatë pas lëndimit të pësuar.
“Jemi të zhgënjyer për De Jongun. Do t’i kthehemi tregut në janar nëse është e nevojshme. Rrugë tjetër nuk ka,” ka thënë shkurt Berlusconi, për Sky Italian.
Nigel de Jong ka lënduar keq këmbën në ndeshjen e fundjavës ndaj Torinos, të cilën rossonerët e fituan 2-4.