SERIE A

REUTERS/Alessandro Bianchi
Milan dhe Juve, fitojnë
9 December, 2012 @17:42
Në kuadër të ndeshjeve të xhiros së gjashtëmbëdhjetë dyshja e madhe e Serie A-së, Juventus dhe Milan, kanë arritur fitore ndaj kundërshtarëve të tyre, Palermo respektivisht, Torino.
Kampioni aktual dhe lideri i Serie A, Juventus, ka mposhtur Palermon me rezultat minimal me një gol të vetëm të shënuar nga përfaqësuesi i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.
Ndërsa Milan përkundër se ka qenë në disavtazh 1-0, ka arritur të rikthet në lojë për të shënuar 4 herë, para se Rolando Bianchi i Torinos ta përcaktojë rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-4. Robino, Antonio Nocerino, Giampaolo Pazzini dhe Stephan El Shaaraëy kanë shënuar për rossonerët.
REZULTATET:
Palermo - Juventus 0-1
Cagliari - Chievo 0-2
Pescara - Genoa 2-0
Siena - Catania 1-3
Torino - Milan 2-4