UNIKE

REUTERS/Giampiero Sposito
Në shenjë të Tottit
8 December, 2012 @22:39
Roma ka shënuar fitore në ndeshjen mjaft interesante ndaj Fiorentinës. Kapiteni dhe ikona e Romës, Francesco Totti, ka qenë padyshim njeriu i ndeshjes me dy gola dhe dy asistime në fitoren e ulkonjës prej 4-2.
Kapiteni Francesco Totti ka qenë njeriu kryesor i romakëve në pjesën e parë kur pas barazimit 1-1 (Panagiotis Tachtisidis për Romën dhe Facundo Roncaglia për Fiorentinën) arriti të shënojë dy herë dhe ta dërgojë ekipin e tij të qetë në pushim dhe me avantazh dygolësh, 3-1.
Me të filluar pjesa e dytë, i posafuturi në lojë marokeni Mounir El Hamdaoui uli epërsinë e Romës 3-2. E kur pritej se Fiorentina do të bënte më shumë për barazim gjatë gjithë pjesës së dytë, Pablo Osvaldo shënoi pak para përunfdimit të takimit për të ngritur epërsinë e Romës në 4-2.
Me këtë trepikësh Roma ka barazuar pikët me Fiorentinën (29) dhe aktualisht gjindet në pozitën e pestë, derisa të zhvillojë ndeshjen edhe Lazio. Fiorentina është mposhtur pas 5 ndeshjeve pa humbje.