HELLAS

REUTERS/John Kolesidis
Athina në ethe
8 December, 2012 @15:18
Kampioni aktual, Olympiakos do të ndeshet në stadium Spyros Louis të Athinës ndaj Panathinaikosit vendas.
Dallimi prej 16 pikësh që e ka Olympiakosi, në letër e bën favorit të lehtë, mirëpo në të vërtetë në fushë asnjëherë nuk i dihet kur takohen gjigantët e futbollit grek.
“Kjo ndeshje luhet për fitore prestigji,” ka thënë trajneri i Olympiakosit, Leonardo Jardim.
Olympiakos ka treguar formën e mirë edhe në Europë, duke e mposhtur Arsenalin në ndeshjen e fundit, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve, derisa Panathinaikos nuk ka mundur të përballojë Tottenhamin. Ndeshja luhet nesër prej orës 18:30.