PREMIER LEAGUE

REUTERS/Phil Noble
Brengos mbrojtja
8 December, 2012 @15:01
Ndeshja që fillon prej orës 14:30 do të jetë dueli më interesant europian i kësaj fundjave. City që nuk ka pësuar ende në ligë, kërkon ta mposht Manchester Unitedin për të kaluar në vendin e parë të klasifikimit.
Mbrojtja që po lëshon ujë e Manchester Unitedit, po i jep shpresë shumë ekipit të Roberto Mancinit.
“Është gjë që duhet të na brengos,” ka thënë Sir Alex Ferguson, duke aluduar në ndeshjen e fundit, kur e mposhtën Readingun 4-3.
Mirëpo, dhimbje më të madhe në mesjavë ka përjetuar Manchester City, që u mposht nga Borussia Dortmund, sesa Manchester United nga disfata ndaj Clujit.
Manchester City, bashkë me Barcelonën, është i vetmi ekip që nuk ka pësuar në ligë këtë stinor, nëse i marrim parasysh ligat e forta europiane. Ndeshja luhet në stadiumin e Cityt, Etihad.