LIGUE 1

REUTERS/Gonzalo Fuentes
I kthehen fitoreve
8 December, 2012 @19:03
Paris Saint Germain i Carlo Ancelottit pas tre xhirove ka arritur të shënojë fitore në Ligue 1. Humbja nga Nice dhe barazimi me St. Ettiene i kushtoi shumë Parisit, të cilët ranë nga vendi i parë në të katërtin.
Mirëpo, Ibra me shokë sot iu kthyen fitoreve pasi që mposhtën Evianin 4-0. Serisë së golave për Parisin ia nisi, kush tjetër përveç, Zlatan Ibrahimovic e pastaj e vazhdoi argjentinasi Ezequiel Lavezzi.
Në pjesën e dytë Thiago Motta dhe Kevin Gameiro shënuan edhe nga njëherë për rezultatin përfundimtar 4-0 në të mirë të parisienëve. Me këtë fitore momentalisht PSG është në vendin e dytë me 29 pikë, mirëpo Olympique Marseille (29), St. Ettiene (26) që gjenden pas Parisit ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj xhiroje.