UNITED SHKËLQEN

REUTERS/Phil Noble
Humbja e parë e Cityt
9 December, 2012 @16:23
Pjesa e parë ka qenë e Wayne Rooneyt. Me një dygolësh ai ka shukatur të gjithë tifozët e Manchester Cityt që kishin stërmbushur stadiumin, për të përfunduar pjesa e parë 0-2 në të mirë të liderit të kampionatit, Manchester United.
Ndërsa pjesa e dytë ishte krejtësisht e kaltër kur kampioni arriti të rikthehet në lojë duke shënuar me anë të Yaya Touresë dhe Pablo Zabaletas.
Derisa në minutat shtesë të takimit, holandezi fluturues Robin Van Persie nga gjuajta e lirë ka shënuar për golin e fitores të ekipit të tij të ri, që i ka shkaktuar humbjen e parë të Manchester Cityt këtë stinor dhe ngritur epërsinë në krye të renditjes për 6 pikë.