CLUB WORLD CUP

REUTERS/Yuriko Nakao
Chelsea arrin në Japoni
10 December, 2012 @12:57
Pas dështimit historik në Ligën e Kampionëve, duke u bërë ekipi i parë mbrojtës i titullit i kësaj gare që nuk arriti ta kalojë fazën grupore, skuadra e Chelseat, ka arritur në Japoni.
Djelmoshat e trajnerit të posaemëruar, Rafael Benitez, do të marrin pjesë si kampion europian në garën e kampionatit botëror të klubeve.
Chelsea ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Monterreyit të Meksikos, që ka fituar Ligën e Kampionëve të zonës CONCACAF. Monterrey në çerekfinale të kësaj gare ka mposhtur ekipin Ulsan nga Korea Jugore 1-3 për të dalë në gjysmëfinale ku do të takohet me kampionin europian.
ORARI I GJYSMËFINALEVE:
11:30/12 dhjetor/ Al Ahly (EGJ) - Corinthians (BRA)
11:30/13 dhjetor/ Monterrey (MEK) - Chelsea (ANG)