SERIE A

REUTERS/Stefano Rellandini
Inter zë vendin e Napolit
10 December, 2012 @0:51
Fitorja e javës së kaluar ndaj Palermos, përkundër se e brishtë, i dha vetëbesim Interit të Andrea Stramaccionit të cilët sot me një paraqitje shumë të mirë kanë arritur të mposhtin Napolin në derbin e xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Serie A-së, 2-1.
Me golat e Freddy Guarin dhe Diego Milito, Inter arriti të krijojë epërsinë prej 2-0 në pjesën e parë, që i dha qetësi në pjesën e dytë.
Sulmuesi më i mirë i napolitanëve, uruguajani Edinson Cavani, ka arritur që të shënojë për të zbutur epërsinë e milanezëve në një gol në pjesën e dytë, mirëpo skuadra e Walter Mazzarit nuk kishte më fat për të shënuar edhe golin e barazimit që do t’i mbante në vend të dytë të klasifikimit.
Kosovari Valon Behrami, ka qenë si zakonisht i padiskutueshëm për Mazzarin, duke luajtur 90 minuta, derisa Blerim Xhemajli u fut në pjesën e dytë dhe prej kur ai hyri në lojë Napoli arriti të shënojë golin parë, që u përcaktua të jetë edhe i vetëm i Partonopei-ve në derbin e sontëm.
Inter tash ka 34 pikë dhe gjendet në vendin e dytë të tabelës me katër pikë më pak se lideri Juventus dhe një më shumë se kundërshtari i sotshëm, Napoli.
REZULTATI:
Inter - Napoli 2-1 (Guarin 8, Milito 39 - Cavani 54)