BARCELONA

REUTERS/Marcelo del Pozo
Messi, për fitore dhe rekord
10 December, 2012 @1:13
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka arritur që të shënojë dy herë sonte, pas dy asistimeve të Andres Iniestas për t’ia sjellur fitoren Barcelonës në mysafirllëkun e vështirë ndaj Real Betisit.
Përveç kësaj, i madhi Messi ka arritur që njëherë të barazojë, pastaj edhe të kalojë rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller, duke arritur shifrën magjike të 86 golave në një vit kalendarit.
Në anën tjetër, andaluzianët kanë arritur të ulin epërsinë e katalonasve me anë të Ruben Castros, por kjo ka qenë e tëra nga ta për shkak se në pjesën e dytë të ndeshjes rrjetat nuk u prekën.
REZULTATI:
Betis - Barcelona (Castro 39 - Messi 16, 25)