ATLETICO

REUTERS/Susana Vera
Egërsohet ‘Tigri’
10 December, 2012 @13:40
Radamel Falcao ka treguar edhe njëherë aftësitë e tij të jashtëzakonshme para portës kundërshtare.
Ai në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Deportivo La Corunas në stadiumin Vicente Calderon ka arritur që t’i shënojë 5 gola të pabesueshme në fitoren e ekipit të tij prej 6-0, që mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.
Me këto 5 gola ai ka dalë në vendin e dytë të listës së golashënuesve duke e kaluar Cristiano Ronaldon. E Atletico Madrid (37 pikë) ka mbajtur distancën ndaj Real Madridit në 5 pikë dhe atë prej 6 pikëve ndaj Barcelonës. Atletico Madrid është i dyti në tabelë, pas Barcelonës dhe para Real Madridit.
TOP GOLASHËNUESIT NË LA LIGA:
1. Lionel Messi 23 gola;
2. Radamel Falcao 16 gola;
3. Cristiano Ronaldo 13 gola;
4. Aduriz 9 gola;
5. Ruben Castro 9 gola;