CANAL +

REUTERS/Phil Noble
Evra e do Parisin, por…
10 December, 2012 @14:02
Patrice Evra, mbrojtësi françez i krahut të majtë të Manchester Unitedit, i cili kaloi te djajtë e kuq nga Monacoja që në vitin 2006, në një bisedë me Canal + të Francës ka mirëpritur ofertën e parisienëve për te, mirëpo ka shtuar se ai mund të kalojë aty vetëm nëse parisienët e vrasin Sir Alex Fergusonin!!!
“Para se t’më sillni në Paris, ju do të duhet të vrisni Fergusonin. Për momentin asgjë nuk mund të bëni. Kam edhe një vjet kontratë me ta. Jam në Manchester, jam kapiten dhe jam i lumtur,” ka thënë Evra, derisa ka shtuar, “Jam parisien dhe e dua Parisin, si qytet natyrisht, mirëpo Monacoja është ekipi im i zemrës ende.”