DERBY DU RHONE

REUTERS/Robert Prata
Lyon fiton derbin
10 December, 2012 @12:00
Braziliani Michel Bastos shënoi golin e vetëm në derbin e Rhone-it, ku Olympique Lyon tashmë ka 5 pikë dallim nga vendi i dytë Paris St Germain.
Me mposhtjen e St. Ettienit si mysafir, Lyon edhe njëherë ka treguar potencialin e vërtetë të ekipit duke mos u ndalur para asnjë kundërshtari.
Ishte ky derbi i 105-të i Rhone-it, ndërsa me golin e Bastosit, Lyon i dha fund serisë së 13 ndeshjeve pa humbje të St. Ettienit.
Lyon udhëheq renditjen në Ligue 1 me 34 pikë, 5 më shumë se përcjellësi i parë PSG dhe O. Marseille. E st. Ettiene tash ka rënë në vendin e katërt dhe ka mbetur në kuotën e 26 pikëve.