DERBI PORTUGEZ

REUTERS/Jose Manuel Ribeiro
Lisbona e Benficës
10 December, 2012 @22:30
Sulmuesi paraguajan i Benficës, Oscar Cardozo, ka shkëlqyer në pjesën e dytë të takimit për t’i dhuruar shqiponjave të Lisbonës fitore ndaj rivalëve të qytetit, Sporting.
Në fakt pjesa e parë edhe me lojë edhe me rezultat i ka takuar luanëve të Sportingut, të cilët edhe kishin epërsinë, të arritur me sulmuesin holandez të tyre, Ricky Van Wolfswinkel, 1-0.
Mirëpo pjesa e dytë i takoi plotësisht ekipit të Jorge Jesusit të cilët shënuan tre herë për të përmbysur gjithçka. Oscar Cardozo ka shënuar dy herë, ndërsa goli tjetër u llogarit si autogol i vendasve në Jose Alvalade.
Benfica me këtë fitore ka kaluar në vendin e parë të tabelës vetëm në saje të golave më shumë të dhëna sesa Porto. Ngase në total edhe me pikë edhe me golaverazh janë njejtë me Porton dhe ç’është më interesante, asnjëra ende nuk ka pësuar humbje në ligë këtë stinor. E Sportingu në anën tjetër ka mbetur në vendin e nëntë.