SULMUES FRANCEZ TE DRITA
Alex Fressange sulmues i ri i Dritës
26 June, 2024 @15:13
Drita e Gjilanit ka bërë një transfer interesant në afatin kalimtar veror, ndërsa ekipi bardhekaltër i drejtuar nga Zekirija Ramadani ka zyrtarizuar sot nënshkrimin e sulmuesit Alexandre Fressange.
Futbollisti 23 vjeçar që është i lindur në Francë, ndërsa ka origjinië kamerunase, si forcë e ka krahun e djathtë të sulmit, por mund të luajë edhe në krah të kundërt. Ai ka qenë pjesë e gjeneratave të reja ekipit të famshëm francez dhe kampionit aktual të Ligue 1, Paris St Germain, ndërsa së fundi ka luajtur për Paris FC, para se të mbeste si lojtar i lirë.
Drita ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me sulmuesin francez. Drita do të garojë në gara evropiane këtë verë, ndërsa ekipi gjilanas në rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Konferencës, pret fituesin e përballjes Tikvesh-Breidablik.