PREMIER LEAGUE

REUTERS/Phil Noble
Fellaini, më i miri i nëntorit
11 December, 2012 @14:38
Belgu 25 vjeçar i cili në fillim mbahej në mend për shkak të stilit të flokëve, sot më njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të Evertonit.
Pikërishit ai, ka marrë Çmimin e lojtarit të muajit nëntor në Premier League, pas 4 golave të shënuara dhe involvimit direkt në luftën e Evertonit për TOP 4-shen e Anglisë.
Në anën tjetër, trajneri i muajit është zgjedhur, Steve Clarke. Clarke i cili udhëheq me West Bromwich Albionin, është trajner i ri që ka filluar qe 5 muaj karrierën e tij si udhëheqës i një ekipi.
Dyzetë-e-nëntë-vjeçari Clarck, ka regjistruar katër fitore radhazi në Premier League me WBA-në që është rekord i ekipit, pasi që një gjë të tillë nuk e kanë arritur asnjëherë në histori të Premier League.