PORTIERI I JAVËS

AP
The Godfather, Ujkani
11 December, 2012 @15:31
Portieri i kombëtares shqiptare që i mbron ngjyrat e ekipit sicilian, Palermo, Samir Ujkani është zgjedhur portier i javës në Serie A-në italiane.
Ai ka arritur aty përkundër humbjes së ekipit të tij nga Juventusi në Renzo Barbera. Arsyeja e vetme që Palermo ka duruar tërë pjesën e parë pa pësuar si dhe të mos pësojë më shumë - ka qenë Ujkani.
Në arsyetimin për vendosjen e tij në formacionin e javës shkruan: Ai u dha restrikcion sulmuesve të Juventusit. Goli i pësuar 100% nuk ka qenë faji i tij. Ndërsa meritat më të mëdha i ka kur ndali goditjet e Bonuccit dhe Vucinicit në pjesë të dytë. Thjeshtë një “Godfather”, kështu u quajt Ujkani.
Ai në formacionin e javës bën pjesë bashkë me: Lichtsteiner (Juventus), Jesus (Inter), Marquinhos (Roma), De Sciglio (Milan), Lodi (Catania), Weiss (Pescara), Guarin (Inter), Bergessio (Catania), Totti (Roma) dhe Pazzini (Milan).