
Carrick vjen me ndihmësin e reprezentacionit te Manchester Unitedi
Pas ndarjes me portugezin Ruben Amorim dhe emërimin e Darren Fletcherit si trajner mbikqyrës për disa xhiro, si duket Manchester United ka marrë vendim me kë të vazhdojë deri në fund të stinorit 2025/26.
“Djajt e kuq” që titullin e fundit të kampionit e kanë fituar 13 vite më parë, në stinorin 2012/13, kanë përzgjedhur ish-lojtarin e tyre Michael Carrick si trajner të përkohshëm deri në fund të këtij stinori.
Ndërsa, Carrick ka përzgjedhur që me veti të marr si ndihmës-trajner, atë të reprezentacionit të Anglisë, Steve Holland. Holland bëri emër duke qenë ndihmës i Gareth Southgate-it në reprezentacionin anglez, të cilët arritën suksese të mëdha, duke ia siguruar Anglisë për herë të parë finalen e parë në histori të EUROs.
Pos Hollandit, Jonathan Woodgate, Jonny Evans dhe Travis Binnion do të jenë gjithashtu pjesë e stafit të trajnerëve në “Old Trafford”. Fletcheri aktual, posa të arrijë Carrick, do të kthehet në ekipin U-18 të “djajve të kuq”.
