
FFK Liga e Parë
Disfatat kthehen edhe me Lecin!
Nuk ka këndellje për Vëllaznimin edhe pse ndërroi trajnerin! Ekipi gjakovar që pas 3 humbjeve radhazi ndau rrugët me Leotrim Krasniqin dhe në vend të tij emëroi Liridon Lecin trajner – është mposhtur përsëri dhe të shtunën ka regjistruar disfatën e katërt të stinorit në Ligë të Parë!
Kur mendohej se kuqezinjtë do të shënojnë këndellje pas barazimit ndaj Trepçës’89 në xhiron e shkuar, këtë fundjavë erdhi goditja e radhës dhe atë nga Vjosa – e cilat tek ka shënuar fitoren e dytë kampionale!
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Vjosa mposhti Vëllaznimin në Gjakovë, 0-1, duke dalë momentalisht në 9 pikë, një më pak se Vëllaznimi që gjendet në pozitën e 11-të të renditjes tabelare!
