
FFK Liga e Parë
Në xhiron e tetë, Lepenci njoftohet me fitore!
Skuadra e Lepencit, që këtë stinor u ngrit në Ligë të Parë të Kosovës pas një stinori të mirë të kaluar me trajnerin Astrit Fazliu në Ligë të Dytë të Kosovës, ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit 2026/27.
Ekipi që drejtohet këtë stinor nga Faruk Statovci ka arritur të fitojë duelin e së shtunës si vendas ndaj Tefik Çangës 2-1 me anë të golave të shënuar nga Altin Bytyqi dhe Ideal Ademaj.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Me këtë fitore, Lepenci aktualisht ka dalë në pozitën e 16-të të Ligës së Parë, ndërsa në total ka 7 pikë nga 8 ndeshjet e para të luajtura të stinorit.
