Bashkimi mposht kampionen edhe në Superligë!

Vetëm disa ditë pas finales dramatike të Superkupës së Kosovës në basketboll, Bashkimi ka arritur që të shënojë fitore ndaj Trepçës edhe në përballjen e parë të tyre të këtij stinori në Superligë.

Pas çerekut të parë të fortë nga vendasit në “Sezai Surroi” 27-11, rikthimi për Trepçën nuk u arrit përkundër se u munduan mjaft deri në fund të ndeshjes. Por, Bashkimi kontrolloi gjithçka si duhet dhe nuk la kundërshtarin që të afrohet më shumë, për të fituar duelin me 84-76.

Ish-lojtari i Prishtinës që këtë stinor erdhi te Bashkimi, Adrio Bailey ka qenë koshashënuesi më i mirë te prizrenasit me 19 pikë të shënuara, ndërsa bëri edhe 4 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Me 13 pikë e 6 kërcime lojën e kreu qendra Jajuan Johnson, ndërsa 12 të tjera i shtoi reprezentuesi Divine Myles. Ky i fundit shtoi edhe 3 asistime e 3 kërcime në llogari të veten sonte, derisa Bashkimi bëhet me bilanc 3-0 nga 3 xhirot e para të stinorit.

Te Trepça Jacori Payne dhe Drilon Hajrizi kryen ndeshjen me nga 13 pikë të shënuara secili, derisa koshashënuesi më i mirë i tyre ishte Kenny Hassbrouck që i dha 17 pikë, bëri 3 asistime dhe 4 kërcime.

Për kampionen aktuale kjo është humbja e parë e stinorit në Superligë dhe tani ka bilanc 2-1.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live