Starti i mirë, por gabimet kushtuan shtrenjtë!

Shqipëria nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen e sotme ndaj Finlandës, në atë që shihet si lufta për fitues të grupit përkatës të Ligës C të Kombeve! Një rast i mirë nga gjuajtja e lirë, pastaj një korner prej ku Kristjan Asllani kroson ndërsa Rey Manaj shënoi me kokë për avantazh heret në ndeshje. Finlanda – Shqipëria 0-1 në minutën e katërt të lojës!

Dhe kur gjithçka po shkonte mirë për kuqezinjtë e Rolando Maranit ka qenë një gabim i portierit veteran të rikthyer në kombëtare, Etrit Berisha, i cili pasi pasoi rrezikshëm dhe topi u rrëmbye nga finlandezët, ai kërceu për të ndalë lojtarin dhe u ndëshkua me karton të kuq!

Futbollisti i FC Los Angeles, Leo Walta shënoi nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin dhe për t’ia ngjallë shpresat Finlandës që deri atëhreë nuk tregoi asgjë! Finlanda – Shqipëria 1-1 në minutën e 26-të të ndeshjes, derisa portieri Alen Sherri i posafutur për të zëvendësuar Arbër Hoxhën, pranoi gol të papranueshëm për portierët!

I njëjti futbollist i Finlandës shënoi edhe njëherë përsëri nga gjuajtja e lirë në minutën e 71-të të ndeshjes, derisa vendasit morën epërsinë 2-1 nga minuta e 71-të e ndeshjes dhe shkuan drejt fitores së dytë të tyre në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve duke e rrëzuar Shqipërinë në pozitë të dytë dhe duke ia shkaktuar disfatën e parë pas dy fitoreve me radhë!

Edhe pse me 10 lojtarë Shqipëria gjeti forcë për të kërkuar së paku barazimin, ku në një moment u kërkua edhe penallti, të cilën gjyqtari nuk e dha! (80′). E para kësaj kishte edhe një rast të mirë me Stavro Pilon, që shkoi në kundërsulm vet, shutoi dhe fitoi topin e rikthyer nga portieri, por për më shumë në atë rast, nuk e kishte asnjë bashkëlojtar tjetër në sulm. Në fund, Finlanda – Shqipëria 2-1!

REZULTATET E XHIROS SË TRETË:

Finlanda – Shqipëria 2-1
Bjellorusia – San Marino 4-0

TABELA, pas xhiros së tretë:

1. Finlanda 7p.
2. Shqipëria 6p.
3. Bjellorusia 4p.
4. San Marino 0p.

DUELET E RADHËS:

6 tetor, Shqipëria – San Marino
6 tetor, Bjellorusia – Finlanda.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live