Portugezët gjykojnë Kosova-Austria!

Ekipi i referëve nga Portugalia do të ndajë drejtësinë të dielën në “Fadil Vokrri” ku Kosova pret Austrinë.

Antonio Nobre kryesor, me ndihmës Nelson Pereira, Paulo Bras, derisa i katërti Miguel Nogueira. Ndërsa në VAR është Andre Narciso e AVAR Fabio Oliveira Melo.

Dueli Kosova-Austria është ndeshja e katërt e Kosovës në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, ku në grup Kosova ka aktualisht ka 4 pikë dhe është e dyta në renditje me pikë të njëjta si Irlanda në të tretën. Austria lidere ka 7 pikë.

Gjyqtari kryesor Nobre ka debutuar në kategorinë e parë të referëve në vitin 2023, ndërsa ka debutuar në Ligë të Kampionëve në duelin Bayern-Galatasaray.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live