Liria prezanton edhe Vigan Ademin

Mesfushori qendror 24 vjeçar, Vigan Ademi, është prezantuar sot si përforcim i ri i Lirisë së Prizrenit, që është duke u treguar jashtëzakonisht aktive në afatin kalimtar dimëror të lojtarëve.

Bardhezinjtë nga Prizreni pas sulmit dhe mbrojtjes, kanë sjellë edhe një mesfushor cilësor në ekip, ndërsa me Ademin që është 190cm i gjatë dhe vjen nga Ferizaji pritet të shtojnë cilësi në ekip për të arritur objektivin që ia kanë lënë vetes – Superligën!

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Ademi që vlerësohet rreth 50 mijë euro në Transfermarkt, së fundi ka qenë pjesë e Ferizajit në Superligë, ndërsa më parë ka djersitur edhe fanellën e Prishtinës së Re dhe të Flamurtarit.

Liria që po drejtohet nga Liridon Leci aktualisht, ka kryer vjeshtën në Ligë të Parë në pozitë të pestë të tabelës, me 4 pikë më pak se liderja Vushtrria.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live