
Një fitore para titullit
Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma i janë afruar krejtësisht titullin, pasi që rezultati në serinë finale të playoffit është 3-1 në të mirë të ekipit prizrenas.
Ndeshja nga fillimi deri në fund ka qenë shumë interesante dhe e baraspeshuar, por me rikthime në rezultat, derisa përfundoi me fitoren e prizrenaseve.
Ndeshja ishte mjaft interesante, por edhe e tensionuar, pasi që u ndërpre për disa minuta pas provokimeve të bëra nga banka mysafire, që sollën reagimin e publikut. Sidoqoftë, publiku u largua nga salla për të vazhduar ndeshja, ndërsa krejt në fund të saj ka qenë Nicole Bohanon që ka vendosur ndeshjen, duke shënuar gjuajtjet e lira të saja në fund të duelit.
Waggoner Dontavia kishte 24 pikë e nëntë kërcime për vendaset, derisa Alexis Mead shtoi 25 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafiret u dalluan Adrienne Godbold me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë e katër asistime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, derisa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.
