
Peja e Prishtina mësojnë orarin në ENBL
Dy skuadrat e Kosovës, Peja e Prishtina, do të marrin pjesë këtë stinor në ENBL ligën ndërkombëtare të basktebollit. Ditë më parë, ato edhe kanë mësuar orarin e ndeshjeve të tyre për stinorin 2025/26, ndërkaq nga ky stinor në ENBL do të aplikohet sistem i garave ngjashëm me Ligën e Kampionëve në futboll.
Kështu, ENBL do të përbëhet këtë stinor nga 27 skuadra të ndryshme, ndërsa do të jetë një grup i vetëm ku secili ekip do të luajë 4 ndeshje brenda dhe 4 jashtë. Pasi që shumica e ndeshjeve janë veçse të konfirmuara nga vetë liga, të tjerat do të kuptohen në ndërkohë, Peja dhe Prishtina veçse kanë këto ndeshje në orar.
Ndeshjet e Pejës:
14 tetor, Peja – Riga Zelli
22 tetor, Dubrava Zagreb – Peja
28 tetor, Peja – Spartak Pleven
18 nëntor, Dziki Warszawa – Peja
14 janar, Olomucko – Peja
21 janar, Iraklis – Peja
11 shkurt, Peja – Newcastle Eagles
Ndeshjet e Prishtinës:
1 tetor, Prishtina – Gimle
8 tetor, Brussels Basketball – Prishtina
4 nëntor, Prishtina – ekip kroat
19 nëntor, Manchester Basketball – Prishtina
9 dhjetor, Prishtina – Opava
6 janar, Prishtina – Tindastoll Saudarkrokur
20 janar, Keila – Prishtina.
Stinori 2025/26, i pesti i ENBL-së do të nis më 23 shtator.