Peja nuk udhëton për ndeshjen e ENBL!

Përmes një njoftimi të lëshuar sot në llogaritë e klubit në rrjete sociale, KB Peja ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë për në Çeki për ndeshjen në kuadër të ligës ENBL ndaj Olomuckos.

Si arsyetim, Peja ka shkruar se orari është shumë i ngjeshur i garave vendore dhe udhëtimi për në Çeki ka qenë i pamundur.

“Ndeshja e GO+ Peja që ishte e paraparë të luhet sot në kuadër të ENBL përballë Olomuockos në udhëtim në Çeki, nuk do të zhvillohet.
Për shkak të orarit shumë të ngjeshur në garat vendore, ka qenë i pamundur udhëtimi në Çeki – pasi skuadra jonë zhvillon ndeshje të enjten dhe të shtunën.
Për çdo detaj shtesë, do t’iu informojmë ndërkohë.” — shkroi KB Peja në njoftimin e lëshuar.

Ndeshja Olomucko – Peja në orarin e ENBL figuron të luhet sot prej orës 18.00, pra me 13 janar. Verdhezinjtë e drejtuar nga amerikani Gregg Gibson kanë vetëm 1 fitore dhe kanë regjistruar 3 disfata në 4 ndeshjet e para në kuadër të ENBL-së këtë stinor dhe janë aktualisht në vendin e parafundit të renditjes tabelare nga 26 skuadra sa numëron kjo ligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live