
Rreth 25 milionë euro nga ligji për sponsorim, futbolli përfitues lider
Sipas “Evidencës zyrtare të sponsorimeve në sport” për vitin e kaluar kalendarik, 2025, në total nga bizneset e ndryshme gjerë e gjatë në Kosovës, klubet dhe federatat sportive kanë përfituar shumë solide të të hollave për zhvillim të aktiviteteve.
25 milionë euro përfitime nga klubet e federatat
Raporti në fjalë në skemën e publikuar ka bërë të ditur se rreth 25 milionë euro janë shpërndarë nga bizneset në llogaritë e klubeve dhe federatave, ndërkaq në këtë raport klubet kanë marrë gati dhjetë herë më shumë në total sesa federatat.
Futbolli lider, basketbolli në rritje
Sa i përket sporteve, futbolli është më i sponsoruari prej bizneseve, ku shifra e fituar nga ky sport është mbi 9 milionë euro në vitin 2025, ndjekur nga basketbolli që ka kaluar 6.5 milionë eurot.
Pas tyre vjen volejbolli me dukshëm më pak, 1.4 milionë euro, kurse sporti i katërt më i popullarizuar që ka përfituar nga bizneset është hendbolli me afro 1 milionë euro.
SPONSORIMET NË SPORT, 2025:
Klubet: 21.308.587,00 euro
Federatat: 2.737.450,00 euro
KLUBET SIPAS SPORTIT, 2025:
Futboll: 9.141.428,00 euro
Basketboll: 6.624.800,00 euro
Volejboll: 1.402.000,00 euro
Hendboll: 947.099,00 euro.

