Sot ENBL merr vendim për ndeshjen Olomucko-Peja

Përmes një njoftimi të shkurtër, ENBL ka bërë të ditur se sot do të merr vendimin përfundimtar lidhur me ndeshjen Olomucko – Peja, pasi që këta të fundit nuk udhëtuan fare në Çeki për ndeshje.

Peja në njoftimmin e publikuar dje, bëri të ditur se ka orar të ngjeshur në Superligë dhe e ka të pamundur udhëtimin. Me kaq, verdhezinjtë vendosën që të mos udhëtojnë për në Çeki.

Ndërsa faqja zyrtare e ENBL-së ka bërë të ditur se vendimi për këtë ndeshje do të mirret sot.

“Ndeshja e stinorit të rregullt 2025/26, ndërmjet BK Olomucko dhe Peja nuk u zhvillua. Peja nuk arriti në ndeshjen e përcaktuar të datës 13 janar 2026 në Prostejov të Çekisë. ENBL do të publikojë informatën për pasojat dhe rezultatin e kësaj ndeshjeje sot, më 14 janar 2026.” — shkroi lajmi i botuar aty.

Peja, ka vetëm një fitore në 4 ndeshjet e zhvilluara të këtij stinori në ENBL dhe është e parafundit në renditjen tabelare prej 26 ekipeve pjesëmarrëse.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live