
Tirana rikthen kapitenin e dikurshëm Visar Bekaj
Portieri 28 vjeçar i Kosovës, Visar Bekaj, i është rikthyer Tiranës! Kësaj radhe, si njëri ndër lojtarët më të paguar në Kategorinë Superiore shqiptare, ndërsa gardiani 191cm. i gjatë pritet të jetë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu.
Së fundi, Bekaj ka qenë pjesë e Hataysporit në kategorinë e dytë të futbollit turk, ndërkaq te Tirana ka ardhur me parametra zero. E rëndësishme të theksohet, se pos rrogës prej 15 mijë eurove në muaj që do ta merr te bardhekaltërit e kryeqytetit të Shqipërisë, sipas raporteve nga mediat tiranase, ai në kontratën e tij 18-mujore ka edhe klauzolën të cilën mund ta shkëput këtë verë nëse kërkohet nga klubet jashtë rajonit.
Bekaj ka qenë pjesë e Tiranës prej stinorit 2020/21 deri më dhjetorin e vitit 2023 kur u largua për kampionatin turk. Ai ka qenë kapiten aty, ndërsa është i ftuar i rregullt te kombëtarja e Kosovës që në mars do të ketë një ndeshje tepër të rëndësishme drejt Botërorit 2026 dhe një tjetër të tillë opcionale për biletë direkte drejt Kampionatit Botëror.
