
Ylli nis stërvitjet nën komandën e Hadarit
Me trajnerin e ri të ekipit dhe me lojtarë të ri në dispozicion, ekipi i Yllit, që në stinorin e kaluar priti shumë në Superligë por nuk arriti, kësaj radhe po synon të rikthehet në maje të basketbollit të Kosovës, ndërsa ka nisur përgatitjet për edicionin 2026/27.

Suharekasit kanë punuar dje nën komandën e izraelitit Rami Hadar, i cili u rikthye në basketbollin e Kosovës pas aventurës së suksesshme te Peja dhe punës së përzgjedhësit të Kosovës.

E Ylli, që në radhët e veta këtë verë shtoi Musab Malën, Devonte Bandoo, Drilon Shalën, Davontrey Thomasin, Ambri Bedrën, Noa Istrefin, Coonor Withersin dhe vazhdoi me Artin Gashin, tashmë po bëhet fuqishëm gati për stinorin e ri, duke ditur edhe forcat ekzistuese në skuadër, me përvojën e Gëzim Morinës, Erjon Kastratit, Lis Shoshit, etj.
Kujtojmë, Ylli fitoi Ligën Unike të basketbollit në stinorin e kaluar, mirëpo, mosarritja për të qenë konkurrues në Kupë të Kosovës e veçаnërisht për të qenë lart në playoff të Superligës – bëri të veten.
Këtë stinor 2026/27, gjithçka pritet të jetë më ndryshe te verdhevjollcet e Suharekës, të cilët janë dy herë kampionë të Kosovës.
