Peja gjobitet dhe përjashtohet nga ENBL!

Përmes një njoftimi të lëshuar, liga ENBL ka bërë të ditur se ka përjashtuar KB Pejën nga garat e mëtutjeshme të këtij stinori, e ka dënuar me të holla dhe ka vënë në pikëpyetje kthimin e saj ndonjëherë në këtë ligë.

Kjo, pasi që Peja javë më parë nuk kishte udhëtuar në Çeki për të luajtur ndaj Olomuckos, ndërsa me të njëjtin ekip Peja nuk do të luaj ndeshjen që është e përcaktuar për nesër, 26 janar.

“Të premten më 23 janar Peja informoi ENBL-në për moszhvillimin e ndeshjes ndaj Olomuckos. ENBL më parë kishte dënuar Pejën për mosparaqitje në ndeshjen e 13 janarit ndaj Olomuckos. Mosparaqitja e dytë, çon në ndeshjen e dytë me rezultat zyrtar dhe kështu Peja përjashtohet nga ENBL 2025/26 si dhe ia anulon ndeshjen e radhës me Newcastle Eagles, që ishte paraparë të luhet më 11 shkurt.” — sqaroi ENBL në njoftim.

Pos kësaj, Peja është dënuar me gjobë prej 25 mijë eurove, ndërsa do të shikohen mundësitë e sanksionimit shtesë, përfshirë edhe ndalimin e kthimit në këtë garë.

Me këtë rezultat, Peja tash është në 1-7 në vend të fundit të tabelës, pozita e 26 nga 26 ekipe, si dhe vetëm 6 pikë. Me këtë vendim, Pejës i ka mbaruar stinori në ENBL! Ndoshta, përgjithmonë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live