Bashkimi dënohet me mbi 7 miijë euro!

Pas ndeshjes së tretë të serisë finale të playoffit, të cilën Bashkimi e humbi nga Trepça, Komisioni përkatës i FBK-së ka dënuar ekipin prizrenas me mbi 7 mijë euro gjobë!

Ndër të tjera, Bashkimi ka pranuar edhe dënimin prej 5 mijë eurosh për shkak të shkeljes së nenit 51.21 të PG-së, që thotë: Shkaktimi i lëndimeve të lehta ndaj lojtarëve/zyrtarëve/gjyqtarëve/vëzhguesve nga hedhjet e gjësendeve në fushë të lojës.

Dënimet tjera, për hedhje mjetesh piroteknike në fushë të lojës, sharja në kor ndaj lojtarëve/zyrtarëve/gjyqtarëve/vëzhguesve, mungesa e zërimit për nevoja zyrtare të lojës — janë të tjerat që kanë çuar në total dënimin e shqiptuar në 7 mijë e 400 euro.

Përndryshe Bashkimi ka reaguar për këtë dënim, por jo ndaj FBK-së, por shikuesit e padisiplinuar të ekipit të cilët kanë hedhur gjësende dhe kanë rrezikuar fushën e lojës. Bile, portokallezinjtë kanë thënë se pas identifikimit të personave, ata do të paraqiten para organeve të rendit.

Sa i përket serisë finale, Bashkimi është duke humbur 0-3 nga Trepça në këtë seri finale dhe ndeshjen e katërt të serisë e luajnë nesër mbrëma në “Sezai Surroi” me fillim prej orës 19.30. Në rast të humbjes, finalja përfundon dhe me 0-4 Trepça bëhet kampione. Në të kundërtën, seria bartet në Mitrovicë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live