
FBK Superliga
Vazhdojnë përforcimet te Bashkimi
Pasi vazhdoi me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin, Shannon Shorterin, ndërsa siguroi shërbimet e Adrio Baileyt, Divine Mylesit dhe Arian Azemit, Bashkimi mbrëmë ka bërë të ditur se ka siguruar edhe shërbimet e basketbollistit që veshi fanellën e Prishtinës në stinorin e kaluar, Valmir Kakruki.
Përndryshe Kakruki te Prishtina në stinorin e kaluar në Superligë i ka luajtur 23 ndeshje, me mesatarisht rreth 20 minuta për lojë, ndërsa ka shënuar 6.9 pikë për ndeshje, 1 asistim dhe 3.2 kërcime.
Bashkimi ka nisur fuqishëm të përgatitet për stinorin e ri, ndërsa fillimisht para gjithë transfereve ka bërë të ditur se ka siguruar edhe për një stinor trajnerin që e kishin në stinorin e kaluar, Igor Jovovic.
