Edison Kqiku kalon te Llapi

Futbollisti i deritashëm i Gjilanit, Edison Kqiku, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Llapit, bëri të ditur klubi nga Podujeva pak më parë. Llapjanët që siguruan mbijetesën në Superligë vetëm falë ndeshjes së barazhit ku eliminuan Dinamon, kanë bërë të ditur për forcën shtesë në krah të djathtë të ekipit.

“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Edison Kqikut, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2028.
27-vjeçari vjen nga SC Gjilani për të përforcuar krahun e djathtë të skuadrës, ndërsa transferimi i tij është rezultat i një interesimi të kahershëm nga trajneri Tahir Batatina, i cili prej vitesh e ka vlerësuar Kqikun si profilin e duhur për ekipin. Edhe vetë futbollisti e ka parë Llapin si destinacionin ideal për vazhdimin e karrierës së tij.” — shkroi KF Llapi në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live