
FFK Superliga e Kosovës
Albin Krasniqi (Prishtina) – Ylli i javës (1)
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon edhe në edicionin 2026/27 me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së parë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Albin Krasniqi, i cili u dallua me paraqitjen e tij në përballjen ndaj FC Ballkani.

Krasniqi ishte njëri prej protagonistëve të skuadrës së tij, duke spikatur me angazhim, cilësi në lojë dhe kontribut të rëndësishëm me dy gola në fitoren 4:2 kundër FC Ballkanit.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
