
Pas Austrisë, edhe Irlanda publikon ftesat para ndeshjes me Kosovën
Liga B e Kombeve ku Kosova do të merr pjesë për herë të parë, tashmë ka edhe një listë të plotë të lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fund-shtatorit dhe fillim-tetorit.
Pas Austrisë që publikoi ftesat ditë më parë, sot të njëjtën e ka bërë edhe Irlanda, që drejtohet nga islandezi Heimir Hallgrímsson. Kosova që bën pjesë në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve kundërshtarë në grup ka Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
E Irlanda është kundërshtari i parë i Kosovës në grup dhe vjen në “Fadil Vokrri” më 24 shtator. E përzgjedhësi islandez i Irlandës për ndeshjet e radhës të ekipit, ku fillimi i mirë në grup do t’i bëj mirë secilit, ka ftuar:
LOJTARËT E FTUAR TË IRLANDËS
PORTIERË: Caoimhin Kelleher, Max O’Leary, Gavin Bazunu.
MBROJTËS: Dara O’Shea, Jake O’Brien, Liam Scales, John Egan, James Abankëah, Jimmy Dunne, Liam Kitching, Ryan Manning, Joel Bagan.
MESFUSHORË: Jayson Molumby, Jason Knight, Finn Azaz, Bosun Laëal, Jamie McGrath, Harvey Vale, Conor Coventry.
SULMUES: Troy Parrot, Adam Idah, Chiedozie Ogbene, Tom Cannon, Oëen Elding, Jack Moylan dhe Rocco Vata.
ORARI I NDESHJEVE TË KOSOVËS
Kosova pas gjysmës së shtatorit do të bëhet gati për përballjet e Ligës së Kombeve 2026/27, ndërkaq në grup ka kundërshtarë si Irlanda, Izraeli dhe Austria.
Dueli i parë i Kosovës luhet më 24 shtator kur pret Irlandën (ora: 20.45). Pastaj më 27 shtator luan ndaj Austrisë (ora: 18.00) në Vjenë. Më 1 tetor i shkon Izraelit (ora 20.45) në Hungari, kurse më 4 tetor pret Austrinë në “Fadil Vokrri” (ora: 20.45).
Faza grupore e Ligës së Kombeve mbyllet në nëntor, ku Kosova pret Izraelin më 14 nëntor dhe udhëton në Irlandë më 17 nëntor për të kuptuar gjendjen përfundimtare të grupit.

