
Edhe një ndërrim trajneri në Ligë të Parë!
Barazimi i djeshëm ndaj Ramiz Sadikut është treguar të jetë fatal për trajnerin e ekipit të Ferizajit, Alban Dragusha. Ramiz Sadiku barazoi dje në Prishtinë me Ferizajin 0-0 dhe kjo bëri që zyrtarët e klubit të ulen me trajnerin për të ndarë rrugët!
Njoftimin, posa e bëri zyrtar edhe FC Feriazji që tashmë është në pozitë të nëntë të renditjes tabelare në Ligë të Parë dhe ka 10 pikë, prej të cilave 4 barazime!
“FC Ferizaj njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.
Pas një mirëkuptimi të ndërsjellë, palët kanë vendosur që bashkëpunimi të përfundojë në këtë fazë.
Klubi e falënderon trajnerin Dragusha për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në klub.
I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe e sigurojmë se do të ketë gjithmonë respektin e FC Ferizajt.
Faleminderit, Alban!” — shkroi njoftimi i klubit bardhekaltër.
Derisa të kuptohet se kush do të merr timonin e Ferizajit në vazhdim të stinorit, ekipi do të mendojë për ndeshjen e radhës, ku e pret dueli me Mitrovicën në shtëpi. Përndryshe Dragusha erdhi në fillim të stinorit te Ferizaji, ku këta të fundit vjet ishin pjesë e Superligës, nga e cila ranë.
