11-shja potenciale e Kosovës për ndeshje ndaj Austrisë

Pas 3 ndeshjeve të njëpasnjëshme, vjen e katërta dhe e fundit për pak pushim në kuadër të Ligës së Kombeve që do të vazhdojë me dy ndeshjet e mbetura në nëntor të këtij viti, ku edhe do të përcaktohet renditja përfundimtare e Grupit 3 të Ligës B të Kombeve, ku bën pjesë Kosova.

“Dardanët” përndryshe nga 3 ndeshjet e para kanë marrë të tre rezultatet e mundshme në futboll, fitoren, humbjen e barazimin – për të qenë aktualisht me 4 pikë në pozitë të dytë të tabelës, me pikë të njëjta sikurse Irlanda. Austria lidere ka 7 pikë. Austria mposhti Kosovën javën e kaluar në Vjenë, 3-1.

Franco Foda për duelin e pasdites së sotme pritet të dalë me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për t’i bërë ballë Austrisë dhe për të kërkuar pikë të mundshme në ndeshjen, që parashihet të jetë e vështirë për Kosovën.

E sa i përket kësaj, TopSporti.com parasheh se Foda do të mund të dalë me këtë formacion në ndeshjen që nis prej orës 18.00.

11-SHJA POTENCIALE E KOSOVËS
FORMACIONI 5-3-2:

PORTIER:
Amir Saipi;

MBROJTËS:
Lumbardh Dellova,
Ilir Krasniqi,
Ron Raçi,
Dion Gallapeni,
Mërgim Vojvoda;

MESFUSHORË:
Veldzin Hodza,
Leon Avdullahu,
Ermal Krasniqi;

SULMUES:
Fisnik Asllani,
Vedat Muriqi.

REZULTATET E DERITASHME:

Kosova – Irlanda 1-0
Austria – Izraeli 3-1
–
Austria – Kosova 3-1
Izraeli – Irlanda 0-3
–
Izraeli – Kosova 0-0
Irlanda – Austria 2-2

TABELA AKTUALE:

1. Austria 7p.
2. Kosova 4p.
3. Irlanda 4p.
4. Izraeli 1p.

DUELET E RADHËS:

4 tetor, Kosova – Austria
4 tetor, Irlanda – Izraeli.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live